Nitaj: Qeveria me ‘hu në krah’

23 shkurt 2020 | 13:18

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj shkarkimeve të fundit nga Qeveria Kurti.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë përgjegjësi kolektive, dhe se çdo shkarkim kolektiv është vendim arbitrar.

“Nuk mund të arsyetohet vendimi për shkarkimet komplet të bordeve, sepse është e pamundur që ndonjëri prej tyre të mos e këtë kryer detyrën me përgjegjësi e profesionalizëm”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Nitajt:

Qeveria me “hu në krah”

Në mos asgjë tjetër, kryeministri dhe jo pak prej ministrave të tij, e dinë se nuk ka përgjegjësi kolektive dhe çdo shkarkim kolektiv është vendim arbitrar i një qeverie me “hu në krah”!

Nuk mund të arsyetohet vendimi për shkarkimet komplet të bordeve, sepse është e pamundur që ndonjëri prej tyre të mos e këtë kryer detyrën me përgjegjësi e profesionalizëm.

Nuk e di se si janë emëruar konsujt në shërbimin diplomatik të Kosovës dhe e marr me mend se disa prej tyre, do të duhej shkarkuar me urgjencë, por qeveria duhet ta arsyetoj njëpërnjë, shkarkimin e secilit, e jo tu “mshoj fshisë”, krejt atyre që ata i shohin si krahun e kundërt politik!

Opinioni publik duhet të jetë i informuar për çdo shkarkim deri në detaje, duke përfshirë edhe sekretarët e ministrive, e jo kështu si po bëhet.

Unë nuk e përjashtoj mundësinë që ndonjëri prej tyre mund të jetë strumbullar i korrupsionit në dikasteret e tyre, por është detyrë e qeverisë që çdo vendim ta arsyetojë deri në hollësi, e jo të jepen arsyetime të përgjithësuara.

Prandaj mos u çuditni me memet e qeveritarëve me fshesë në krah!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShP) ka njoftuar se më…