Një ditëlindje më ndryshe e nënës së Nait Hasanit

18 nëntor 2023 | 10:55

Nëna Fahrie, sot feston ditëlindjen e saj të 81-të.

Por këtë ditëlindje ajo është duke e festuar në Spitalin e Prizrenit e jo në gjirin e saj familjar, pranë bashkëshortit Xhemajliut, djalit Naitit, vajzave e djemve, rejave dhe nipave e mbesave.

Nënë Fahria po e feston një ditëlindje më ndryshe se herave tjera. Kështu ka bërë të ditur vajza e saj Shpresa Hasani-Kryeziu.

“Nënë sot ke ditëlindjen, por po e pret më ndryshe, në spital, në dhomën numër shtatë është e shtrirë dhe po kërkonë shërim, me oksigjen, me lloj-lloj  barna…

Bëhu e fort nëna ime thuaj lodhjës lamtumirë, kthehu tek jeta e zakonshme me këngën e birit tuaj e plotë gëzim.Shtëpinë e ke të stërmbushur me femijet niperit e mbesat ti je nëna e shtatë fëmijëve si ylberi me shtatë ngjyra, ti ke babin që kujdeset për ty, e ti për të, thuaj lodhjes lamtumirë, se Zoti është i madh e ai jetën na ka dhanë!”, ka shkruar motra e Nait Hasanit, Shpresa në urimin e saj dedikur nënës Fahrie.

Urimi i plotë.

Nëna ime nga zemra të uroj t’mi gëzosh ? vjetë

të jesh e forte o nënë, të jesh e lumtur e ta shijon jeten e t’i mi gëzofsh  edhe shumë vjetë, e qofsh nëna më e lumtur në botë!

Nje ditëlindje më ndryshe!

Më e shenjët fjala nëne, me e dashur me e ëmbel, kur renkon nga dhimbja fjala nënë të jep lehtësim të knaq shpirtin kur e përshpërit.

Nënë sot ke ditëlindjen, por po e pret më ndryshe, në spital, në dhomën shtatë je e shtrirë dhe po kërkonë shërim, me oksigjen, me lloj-lloj  barna…

Bëhu e fort nëna ime thuaj lodhjës lamtumirë, kthehu tek jeta e zakonshme me këngën e birit tuaj e plotë gëzim.Shtëpinë e ke të stërmbushur me femijet niperit e mbesat ti je nëna e shtatë fëmijëve si ylberi me shtatë ngjyra, ti ke babin që kujdeset për ty, e ti për të, thuaj lodhjes lamtumirë, se Zoti është i madh e ai jetën na ka dhanë!

Zgjohu nga kllapa eja të kendojmë këngën shumë urime ditëlindje e të festojmë deri në mengjesë!

O nënë,  o shpirtë veç me vetë duhet të luftosh me shqetësimin tënde, e ta kendojmë këngën e trimave të UÇK-së atdhetare nëna ime, sot i mbushe tetdhjetë e një vjetë!

GËZUAR nëna e UÇK-së !!!

GËZUAR ditëlindja e UÇK-së!!!

Me këtë datë është pagëzu ushtria…

Kemi për çka të festojmë e dashur nëna jonë  FARIA!?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot vendi ynë do të…