Një i vdekur dhe tre të lënduar nga një vetaksident në Lëbushë të Deçanit

17 tetor 2023 | 19:01

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të lënduar nga një vetaksident i rëndë në Lëbushë të Deçanit.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi potencoi se sipas mjekut kujdestar, tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në orën 17:17 kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku të ndodhur në Lëbushë të Deçanit. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në katër persona të lënduar të cilët ndodheshin në një kombi-bus.

Të lënduarit menjëherë janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Pejë, ku më pas është konfirmuar se njëri nga ta ka vdekur ndërsa tre të tjerët sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë”, u shpreh Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetar i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se në fundjavë…