Një kështjellë madhështore ku njerëzit jetojnë pa paguar qira

31 maj 2019 | 11:13

Për më tepër se 800 vjet, mijëra familje kanë jetuar brenda kësaj ndërtese gjigante në mes të shkretëtirës, në shtetin indian të Rajasthanit.

E ndërtuar në vitin 1156, kështjella ranore e rrethuar me tri mure të lartë, katër porta gjigante në të gjitha anët e kështjellës, si dhe 99 kulla që përdoreshin për tanket, duket si të ishte një “kështjellë prej floriri”.

Ky vend është më tepër sesa një vendndodhje arkitekturale, historike, pasi 800 vjet pas ndërtimit të saj, 2 000 – 4 000 banues jetonin brenda këtyre mureve të kështjellës, pa paguar qira. Kjo tokë u dha nga mbreti i asaj kohe dhe në këmbim duhet t’i shërbenin mbretërisë së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antonio Conte është zyrtarisht trajner i Interit. Ka qenë vetë…