Një muaj nga ‘Pekini 2022’, sportistët e vaksinuar, edhe dy javë në karantinë

06 janar 2022 | 10:19

Më 4 shkurt do të nisin Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”. Kina rikthehet të organizojë një event të madh sportiv 14 vjet pas olimpiadës verore, por këtë herë situata është më e ndërlikuar.

Me pandeminë që ka pushtuar prej dy vjetësh botën, kjo olimpiadë, ashtu sikurse edhe ajo zhvilluar verën e kaluar, do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Sipas protokollit të sigurisë, të gjithë sportistët pjesëmarrës do të jenë të vaksinuar dhe kjo është e detyrueshme.

Jo vetëm kaq, por pjesëmarrësit duhet të kryejnë një karantinë 2-javore para se të garojnë, çka do të thotë se ata duhet të udhëtojnë më herët në Kinë. Gjithsej do të garohet në 12 disiplina sportive, ku e para do të jetë ajo e karling. Si ceremonia e hapjes ashtu dhe ajo e mbylljes do të zhvillohen në Pekin, në stadiumin olimpik.

Mjaft shtete kanë konfirmuar bojkotin politik të tyre në këtë olimpiadë (jo bojkot sportiv) për shkak të mosrespektimit të të drejtave në Kinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli shqiptar ka humbur mbrëmjen e djeshme një nga kontribuuesit…