Një punëtor bie nga ndërtesa ku punonte, arrestohet pronari i kompanisë

07 prill 2021 | 11:18

Një punëtor ka rënë nga ndërtesa në të cilën po punonte në rrugën “Ferdi Curri” të Prishtinës, të martën, ndërsa pronari i kompanisë ku ai punon është arrestuar.

Siç ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh, punëtori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Me rastin janë duke u marrë edhe inspektorët e punës.

Pronari i arrestuar është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës(ShSKUK) ka bërë me…