Një rus do kërkojë medalje për Shqipërinë, Matvei Petrov pjesë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”

25 maj 2021 | 22:52

Sportisti i gjimnastikës, Matvei Petrov është zyrtarisht pjesë e ekipit shqiptar në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Federata Botërore e Gjimnastikës, ka zyrtarizuar ditën e sotme se gjimnasti rus do të jetë pjesë e ekipit olimpik të Shqipërisë në “Tokyo 2020”.

Matvei është me origjinë ruse, por ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë dhe në dhjetor të vitit të kaluar, u shpall kampion Europe me flamurin kuqezi.

Me përfaqësimin e Shqipërisë, Petrov vitin e kaluar ka fituar edhe medalje bronzi në Kupën e Botës, e cila u zhvillua në Hungari. Nën flamurin e Shqipërisë, Matvei Petrov do të kërkojë gjithashtu medalje në Lojërat Olimpike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mafioz italian dhe një kontrabandist i njohur droge, i…