Një vajzë në Prishtinë shpërdoroi pasurinë e huaj, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e saj

28 korrik 2023 | 15:45

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në mënyrë që të identifikojnë dhe arrestojnë një vajzë e dyshuar për shpërdorim të pasurisë.

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se e dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, që ka ndodhur me datën 18.04.2023, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje “për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se kanë…