Një viktimë dhe 38 raste të reja me Covid-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë

13 korrik 2020 | 12:04

38 persona të tjerë të infektuar me Covid-19 janë regjistruar në zonat e banuara me serbë dhe një person ka vdekur.

Lajmin e ka bërë me dije epidemiologu serb, Aleksandër Antonijeviq.

Po ashtu, ai ka bërë me dije se i ndjeri është nga Zubin Potoku.

Në tre javët e fundit të testimit, pra nga 18 qershori, janë regjistruar 285 persona të infektuar rishtazi me Covid-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë, raporton “Radio Kontakt Plus”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHKRUAN: ISMET RASHITI Sllatina e Epërme dhe Sllatina e Poshtme…