Një vit nga marrëveshja e Brukselit, Bislimi: Pesë herë i ofruam Serbisë nënshkrimin, refuzoi

27 shkurt 2024 | 10:43

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në njëvjetorin e arritjes së marrëveshjes bazike, ka thënë se Serbia është duke refuzuar ende ta nënshkruajë dhe zbatojë këtë marrëveshje.

Ai ka thënë se Serbia ka shkelur tetë nene të marrëveshjes si dhe preambulën.

“Pas dakordimit të Brukselit dhe Ohrit, shantazhuan e kërcënuan serbët e Kosovës të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale të prillit, sulmuan një muaj më pas institucionet tona, KFOR-in dhe gazetarët, rrëmbyen brenda territorit tonë tre zyrtarë policorë, sulmuan veriun e shtetit tonë me 24 shtator në aktin e agresionit të Banjskës, afruan trupat ushtarake përreth kufirit tonë dhe si kërcënim i qartë dhe i hapur deklaruan se nuk do ta njohin sovranitetin e integritetin territorial të Republikës së Kosovës, si dhe zyrtarisht me shkrim konfirmuan refuzimin e Marrëveshjes së Brukselit përmes letrës së kryeministres Brnabiq në dhjetor”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Në këtë kontekst, Bislimi ka thënë se Serbia është duke e penguar avancimin drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

“Kosova nga ana e saj, qëndron konstruktive dhe e angazhuar në këtë rrugëtim, në zbatimin e plotë, të drejtë e pa kushte të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues, përmes një plani të sekuencimit të balancuar mes palëve. Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i saj implementues duhet të zbatohen sa më parë. Rajoni ka nevojë për zhvillim e prosperitet, harmoni e marrëdhënie të mira fqinjësore mes të gjitha shteteve të rajonit”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Petrol Company është garantuesi që ju duhet. Përfito nga çmimet…