Njoftimi i fundit nga KHF Istogu

01 shkurt 2019 | 15:01

KHF Istogu nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook” ka bërë të ditur se aktualisht ekspedita e klubit gjendet në aeroportin “Ataturk” në Stamboll. Sipas njoftimit, skuadra e Istogut për shkak të kushteve jo të mira atmosferike nuk ka mundur të udhëtoj drejtë Malgas.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje i KHF Istogu  

Njoftohen qytetarët e komunës së Istogut dhe Kosovës, prindërit dhe të gjithë dashamirët e Khf.Istogut se skuadra e hendbollit Istogu për momentin ndodhet në aroportin Ataturk në Stamboll, ngase për shkak të kushteve jo të mira atmosferike ka pasur vonesa në trasen ndërkombëtare të fluturimeve dhe nuk ka qenë e mundur të udhëtoj me aroplanin e paraparë për në Malaga.
Autoritetet turke po bëjnë gjithëqka që është e mundur që të gjejnë një mundësi që skuadra e Istogut të ateroj sonte për në Malaga, në të kundërten ne ende nuk e dim se qfarë mund të ndodhë me fatin e ndeshjes së nesërme.
Khf Istogu ka informuar Federaten e Hendbollit Evropian, Federaten e Hendbollit të Kosovës dhe skuadren kundërshtare.
Për gjithëqka që do të ndodhë Khf.Istogu me kohë do ju njoftojë për të rejat në vazhdim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezervat botërore të arit arritën në 33,465 tonë. Duke përjashtuar…