Njoma Zogaj krenare që do ta përfaqësoj Kosovën

26 maj 2021 | 14:16

Njoma Zogaj do të debutoj në Përfaqësuesen e Kosovës në kualifikimet për “Euro 2022” që mbahen në Prishtinë prej 3 deri më 5 qershor.

Ajo ka kaluar telashet shëndetësore që i kishte dhe është e gatshme për lojë. Njoma, që luan në Danimarkë, tashmë ka arritur në Kosovë. Kombëtarja sot nis stërvitjet për ndeshjet me Qipron, Luksemburgun dhe Portugalinë.

“Jam e entuziazmuar që do të njoftohem me vajzat tjera dhe që më në fund po realizohet dëshira për të luajtur për Kosovën. Jam krenare për këtë dhe shpresoj se kontributi im do të jetë i vlefshëm. Do të jap maksimumin për Kosovën”, ka thënë Zogaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, sot ka kërkuar…