Notarja Hana Beiqi shkëlqen në garën e Mariborit

16 prill 2024 | 14:49

Notarja kosovare, Hana Beiqi, shpresë olimpike 2024, ka shënuar rezultate mbresëlënëse në garën ndërkombëtare “MM Maribor 2024”, të mbajtur në Maribor të Sllovenisë.

15-vjeçarja në disiplinën olimpike 50 metra, shënoi kohën 27:21 sekonda, duke çuar në 658 numrin e pikëve të Federatës Ndërkombëtare të Sporteve të Ujit, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës. Ndërkohë, në disiplinën joolimpike, 50m. shpinë, u bë notarja e parë ndonjëherë nga Kosova që kalon numrin e 700 pikë. Koha e saj ishte 30:16 sekonda.

Sa i përket medaljeve, ajo në këtë garë fitoi medaljen e artë në 50m. krol (kategoria kadetë), argjendtë, 50m. krol (kategoria absolute), artë në 50m. shpinë (absolute), artë në 50m. shpinë (kadetë) dhe argjendtë në 100m. delfin (kadete).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në…