Nuhiu: Djemtë mezi presin të bëjnë një ndeshje të madhe

27 shtator 2022 | 17:21

Optimizëm për ndeshjen e radhës ka shfaqur edhe trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili ka thënë se Prishtina ka skuadër të mirë, por motivi te futbollistët e tij është i madh për të shfaqur një ndeshje të madhe.

“Kemi një ndeshje e cila gjithmonë sjell interesim të madh te tifozët dhe për këtë pres që stadiumi të jetë i mbushur. Kjo është një mundësi e artë për futbollistët tanë për t’i shprehur vlerat e tyre, por edhe për ta parë vlerën e kampionatit që vazhdimisht po rritet. Kundërshtari mendoj se ka futbollistë cilësorë, duke mos harruar që edhe skuadra jonë ka potencial. Motivi te skuadra është i lartë, djemtë mezi presin të dalin në fushë dhe të bëjnë një ndeshje të madhe”, ka thënë Nuhiu.

“‘Intelektualët’ nuk lënë asnjë ndeshje. Ata gjithmonë janë bashkë me ne dhe nuk e diskutoj se do të jenë në numër të madh edhe të mërkurën për të na mbështetur në maksimum. Besoj se po kënaqen me performancën e djemve, sepse po luajnë futboll cilësor dhe me shumë gola. Uroj që do ta bëjmë maksimumin për të marrë më të mirën”, ka thënë Nuhiu.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe më tutje sistemi energjetik në veri të Kosovës vazhdon…