Nuhiu vazhdon kontratën me Dritën

13 maj 2022 | 22:26

Sot (e premte) në ambientet e klubit Drita është arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Ardian Nuhiu, të cilit i është besuar drejtimi i klubit edhe për tri vite të tjera.

Marrëveshja e rinovuar është nënshkruar sot në prani të Drejtorit Gjeneral të klubit, Feti Murseli, me ç’rast ai i dëshiron trajnerit suksese dhe vazhdimësi të punës së bërë deri më tani.

Kontributi dhe puna e trajnerit Nuhiu është vlerësuar si tejet e suksesshme dhe FC DRITA beson në vazhdimësinë e këtij rrugëtimi edhe për vitet e ardhshme.

Kujtojmë që trajneri, Ardian Nuhiu u bashkua me klubin tonë më 17 shtator, 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarin të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka…