Nuk dorëhiqem, për Messin të falënderojmë veten

20 shtator 2020 | 11:55

Josep Maria Bartomeu nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona, edhe pse shanset që të ketë zgjedhje të reja në tetor janë reale. Gjithsesi ai vetë nuk largohet dhe në intervistën e dhënë për TV3 ai e thotë hapur diçka të tillë, ndërkohë që kur vjen puna për të folur për Messin mundohet të jetë i matur dhe të mos krijojë polemika.

“Për momentin askush nuk mendon të japë dorëheqjen. Bordi do të vazhdoj të punojë për të bërë një ekip që të jetë sa më konkurrues. Klubi nuk ndalet, po punojmë pasi kemi shumë gjëra të lëna pezull. Ky nuk është tregu tipik i transferimeve të lojtarëve, duke pasur parasysh se mbyllet më 5 tetor.

Një prej kandidatëve për president ka mbledhur votat e anëtarëve të klubit, për mocionin e mosbesimit ndaj presidentit Bartomeu dhe bordit. Bartomeu thumbon edhe për këtë: “Shifra e firmave të mbledhura ka befasuar edhe ata që e kanë nisur atë lëvizje.

Ne jemi në një proces normal të vlerësimit të gjërave. Klubi do të vazhdojë të bëjë gjithçka me transparencë dhe me kujdesin më të madh. Përsëris askush nuk dëshiron të japë dorëheqjen. Të gjithë jemi të përqendruar te drejtimi i klubit”.

Presidenti i Barcelonës i është shmangur akuzave të Lionel Messi, i cili hapur e shënjestroi atë dhe tha se e kishte mashtruar në lidhje me klauzolën e largimit.  “Unë nuk do të hyj në asnjë mosmarrëveshje me kapitenin. Këto janë gjëra që duhen diskutuar në shtëpi. Ne duhet të përgëzojmë veten që Messi është akoma me ne. Lojtari më i mirë në botë duhet të jetë në shtëpi”, përfundon Bartomeu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo është historia e parë e rëndësishme dashurie e këngëtarit…