Nuk e mbaj mend

12 tetor 14:10

Skënder Rusi

 

 

Nuk e mbaj mend ç’shekull ka qenë,

Kur ne me natën u bëmë një!

Mbaj mend veç borën që kishte rënë,

Dhe binte prapë, ashtu, pa zë!

 

I kam harruar që të gjitha

Dhe rrugët që atje më shpunë,

Veç një kambanë atje te kisha

Nuk mundem dot ta harroj unë!

 

Ajo binte vetëm për mua

dhe mua kjo gjë më pëlqente,

Kambanat kush i ka krijuar

Bekimin e Zotit ka me vete!

 

Nuk e mbaj mend ç’natë ka qenë,

Ishim në prill apo në mars,

Unë puthje si ajo s’kam dhënë

Dhe nuk kam vdekur si atë çast!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës…