“Nuk është e saktë tabela e Bloomberg-ut, dëm i madh për Kosovën”

29 gusht 2020 | 18:12

Këshilltari politik, Ardian Arifaj, i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka vënë në pikëpytje saktësisnë e tabelës së Bloomberg-ut në të cilën u tha se Kosova është e pata në botë për numrin e vdekjeve nga COVID19 në 1 milionë banorë, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se ky përfundim është një dëm i madh për Kosovën, për imazhin e Kosovës, goditje për të gjitha institucionet e Kosovës, sidomos Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për mjekë e infermierë, që po bëjnë çdo gjë për ta luftuar sa më mirë pandeminë.

lg.php.gif

Postimi i plotë:

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetësisë Publike, që janë në dispozicion në faqen e tyre në Facebook, nuk rezulton që në javën e fundit në Kosovë janë 54.2 fatalitete nga COVID-19 në 1 milion banorë, siç ka raportuar dje Bloomberg. Autorët e shkrimit/tabelës thonë që të dhënat i kanë marrë nga John Hopkins University, por as John Hopkins nuk e ka atë shifër.

Ne tabelën e John Hopkins është shumë e qartë që nuk raportohen të dhënat për Kosovën në baza ditore. Për shembull, më 25 gusht raportohen 58 vdekje nga COVID-19. Raportimi i fundit para kësaj date është më 15 gusht. Nëse i mbledh rastet e vdekjeve nga data 16 gusht deri më 21 gusht dalin 58 vdekje, aq sa ka raportuar JHU. Pra, numri kumulativ i vdekjeve prej 16 deri më 21 gusht. Njëjtë është edhe më 25 gusht. Raportohen 21 vdekje, sepse raportohet për 24 dhe 25 gusht. Për më tepër, John Hopkins Institute nuk e llogaritë askund numrin e vdekjeve për 1 milion banorë.

Në faqen e Fondit Monetar Ndërkombëtar ka të dhëna sesi FMN mund të ndihmojë ekonominë e shteteve që t’i adresojnë dëmet ekonomike nga pandemia, por nuk ka të dhëna sesa banorë të një shteti janë infektuar apo kanë vdekur.

Në vetë faqen e Bloomberg ka të dhëna vetëm për atë sesa ka gjithsej të infektuar dhe të vdekur. Asgjë më shumë.

Pa dashur me e vu në pikëpyetje profesionalizmin e Bloomberg, po supozoj që llogaritjen e kanë bërë nga shifrat e marra nga John Hopkins University. Në fakt, me shifrat e JHU, rezulton që në javën e fundit janë 54.4 të vdekur në një milion banorë.

Por, KJO SHIFËR ËSHTË E PASAKTË. Edhe një herë, JHU më datë 21 ka raportuar 58 vdekje (kumulativi nga 16 deri më 21 gusht).

Rrjedhimisht, edhe tableta e Bloomberg është e pasaktë dhe i tërë shkrimi është i pasaktë dhe keqinformues. Sikur gazetarët t’i kishin kushtuar pak më shumë vëmendje tabelës në ëebsajtin e JHU, do ta kishin vërejtur që për datat 16 e deri 20 gusht nuk është raportuar asnjë vdekje. E mandej më 21 gusht janë raportuar gjithsej 58.

Por, është dëm i madh për Kosovën, për imazhin e Kosovës, goditje për të gjitha institucionet e Kosovës, sidomos Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për mjekë e infermierë, që po bëjnë çdo gjë për ta luftuar sa më mirë pandeminë, si dhe për çdo qytetar të ndërgjegjshëm të Kosovës që bën çdo gjë për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre nga COVID-19, sepse në fund të fundit qëllimi është të shpëtohet çdo jetë njeriu dhe jo të bëhet luftë me statistika apo të bëhet politikë.

Por, nuk mundem pa e vërejt me çudi zellin e disave për me e përhapë sa më shpejtë dhe sa më shumë një lajm të keq për Kosovën, pa u ndalë me pyet a është i vërtetë apo jo.

Sot, kundërshtarët e shtetit të Kosovës nuk bëjnë luftë konvencionale, por e luftojnë shtetin e Kosovës me luftë hibride. Shenjë dalluese e kësaj lufte është njollosja e Kosovës në çdo aspekt. Shkrimin në Bloomberg nuk po e fus në këtë thes, pra nuk po e konsideroj pjesë të kësaj lufte hibride, ndonëse nuk po e kuptoj pse menjëherë në paragrafin e tretë është dashtë me lidhë “trendin”, që po del që është i pasaktë, me ndarjen e Kosovës prej Serbisë.

Nuk mundem mos të vërej se shkrimi i ka dërguar ujë në mulli atyre që e zhvillojnë këtë luftë hibride kundër Kosovës, sikurse edhe ata kosovarë që thonë se e duan Kosovën, por shohin vetëm zi në Kosovë dhe janë të gatshëm të besojnë e të shpërndajnë çdo gjë që shkruhet zi e keq për Kosovën.

PS

I shkrova redaktorëve të Bloomberg, thanë që bazohen në të dhënat e JHU dhe se do ta shikojnë këtë. T’shohim

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri në 33 gradë celsius do të shkojnë temperaturat në…