Nuk ka fitues në “Anfield”

23 dhjetor 2023 | 20:43

Liverpooli dhe Arsenali janë ndalur në barazimin 1-1 ditën e sotme në një ndeshje pothuajse të balancuar.

Pjesa e parë shijoi të dy golat e vetëm të sfidës. Të parët që kaluan në avantazh ishin “Topçinjtë”, pasi në minutën e katërt ishte Gabriel i cili zhbllokoi rezultatin.

Golin e barazimit Liverpool e gjeti në minutën e 29’, me një gol fantastik të Salah. Pjesa tjetër e mbetur e lojës ishte me raste, por e barabartë nga të dyja palët. Me këtë rezultat, Liverpooli ndodhet në vendin e dytë me 39 pikë, ndërsa Arsenal në vendin e parë me 40 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin, “sinjalizoi në heshtje” se ishte i…