Nuk miratohet projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore, shkak mungesa e kuorumit

20 tetor 2022 | 13:31

Kuvendi i Kosovës për shkak të mungesës se kuorumit nuk e ka miratuar në lexim të parë Projektligjin nr. 08/L-179  për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Në votimin e këtij projektligji kanë marrë pjesë vetëm 58 deputetë.  Kundër këtij projektligji janë deklaruar deputetët e partive opozitare. Sipas tyre ky projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ekonominë e lirë të tregut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robin Mitchell është emëruar president i ri i ANOC-ut, në…