Robin Mitchell emërohet president i ANOC-ut

20 tetor 2022 | 13:25

Robin Mitchell është emëruar president i ri i ANOC-ut, në Asamblenë e 26-të të Përgjithshme, që u mbajt në Seul të Koresë së Jugut.

Mitchell është nga Fixhi dhe do të drejtojë ANOC-un në mandatin 2022 – 2026.

Sheikh Joaan bin Hamad Al-Thani është emëruar zëvendëspresident. Të dy u zgjodhën pa kundër kandidatë.

Në Asamble po marrin pjesë edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (PDK), Lumir Abdixhiku, ka…