Nuk mund të bëhet ndryshimi në Podujevë me njerëzit e njëjtë

27 nëntor 2020 | 08:58

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, në emisionin DPT te Fidani, në T7, ka thënë se kandidati i LV-së, Shpejtim Bulliqi dhe i LDK-së, Nexhmi Rudari, në Podujevë kanë idetë e njëjta dhe se me ta nuk mund të bëhet ndryshimi.

“Nëse 20 vjet e ke dashur një subjekt dhe nuk ka funksionu, atëherë unë besoj që duhet japur dikujt tjetër mundësinë. Unë nuk besoj se ka mundësi që të bëhet ndryshimi me njerëzit e njejtë. Idetë e njëjta janë në të dyja subjektet”, është shprehur Hoxha.

Tutje, ajo tha se Bulliqi është përgjegjës për, sipas saj, devalvimin e arsimit në Podujevë.

“Unë nuk besoj se Bulliqi do të jetë pjesë e ndryshimit. Një nga akterët kryesorë që e ka devalvuar arsimin në Podujevë është Bulliqi”, shtoi Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë në Aargau është gjobitur me 1 000.00 CHF…