“Nuk mund të kushtojnë 600 euro dy kokteje dhe dy…”/ Stafi i restorantit grek kërcënon turistet amerikane: Nëse nuk paguani faturën…

24 maj 11:29

Një nënë amerikane dhe vajza e saj pretendojnë se janë mashtruar në një restorant në Mykonos të Greqisë, pasi i bëri ata që të paguanin 600 euro për dy kokteje dhe dy këmbë gaforreje.

Brenda Moulton dhe vajza 19-vjeçare, Kaylea, por kërkonin të kalonin një ditë të bukur në plazhin Platys Gialos, por nga ana tjetër përjetuan edhe frikën e jetës së tyre. Kjo për shkak se stafi i restorantit ku drekuan u tha atyre se nuk do të ktheheshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse refuzonin të paguanin faturën e shtrenjtë.

Nënë e bijë janë shprehur se ushqimi dhe pijet që porositën nuk mund të justifikonin koston, por ato pranojnë se u ulën në shezlogët e restorantit për dy orë.

“U thashë atyre se dy mojito dhe dy këmbë gaforre nuk bëjnë dot 600 euro. Nuk do të të paguaj. Më pas më tha ‘do të telefonoj policinë’. Sipas tyre, policia do na mbante në Greqi dhe nuk do të ktheheshim në vendlindje”, thuhet se i tha gruaja gazetës lokale greke “THEMA” për incidentin e ndodhur më 13 maj.

Pamjet e bukura të ishullit grek dhe moti i ngrohtë u ‘shkatërruan’ papritur nga kërcënimet e supozuara nga nëna dhe vajza, të cilat më pas nxituan që të paguanin faturën.

Ndërkohë pasi ato dolën nga ky restorant, nëna ka nisur duke u thënë kalimtarëve që të mos hynin aty, në mënyrë që të shmangnin çmimet e larta.

“Bosi i restorantit doli i tërbuar dhe na u afrua me humor kërcënues. Menjëherë ngrita zërin, i bërtita”, tha Moulton.

Turistja amerikane tha se një zonjë iu afrua më pas dhe i tha se kishte parë një skenë të ngjashme të frikshme në restorant një ditë më parë dhe se policia ishte përfshirë.

Brenda dhe Kaylea thanë se kishin mbetur aq të shqetësuar saqë qëndruan në restorant me dy amerikanë të tjerë, të cilët i qetësuan derisa arritën të largoheshin.

“Nuk mund të kushtojnë 600 euro dy kokteje dhe dy...”/“Nuk mund të kushtojnë 600 euro dy kokteje dhe dy...”/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, po vazhdon takimet…