“Nuk të duam, je gylenist”! Përplasje në xhami, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës (VIDEO)

20 shkurt 2024 | 22:36

Tensione brenda xhamisë ‘Dine Hoxha’ në Rrugën e Kajavës.

Besimtarët kanë ofenduar myftiun e Tiranës Laurent Lulin dhe kanë tentuar ta përzënë.

Sikurse duket në pamje, përplasja ka qenë e ashpër, ndërsa një lumë ofendimesh kanë vërshuar drejt myftiut.

“Gylenist, terrorist, nuk je myfti, je pushtues i pozicionit të myftiut, nuk të duam, je gylenist”, ishin shprehjet fyese ndaj myftiut të Tiranës./TCH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City fitoi minimalisht 1-0 ndaj Brentford në kampionat, duke…