Numër i vogël i serbëve vazhdojnë protestat në veri

12 qershor 2023 | 14:28

Serbët edhe të hënën janë mbledhur para ndërtesave të komunave në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, për të protestuar kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.

Numri i tyre në mëngjes është më i vogël për shkak të motit me shi, derisa nëpër disa komuna punëtorët janë nënshkruar në librat e evidencës për prezencën e tyre.

Autoblindat e Policisë së Kosovës, të cilat ditë më parë ndryshuan lokacionin dhe u vendosën prapa objekteve komunale, nuk kanë lëvizur dhe po qëndrojnë aty.

Ushtarët e KFOR-it, ndonëse në numër shumë të vogël, vazhdojnë të qëndrojnë përreth ndërtesave të komunave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka thënë…