Numri i punëtorëve që e lanë Kosovën këtë vit

11 shtator 2022 | 09:41

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë në një intervistë për “Ekonomia Online” se këtë vit mbi 61 mijë punëtorë e kanë lëshuar vendin.

Sipas tij, krahasuar me vitin e kaluar, nga Kosova kanë ikur 43 670 punëtorë.

Ai ka thënë se Kosova ka mbetur pa punëtorë sepse shumë kompani janë drejt mbylljes e shumë të tjera po punojnë me 50 % të kapaciteteve.

Azemi ka treguar se po mungojnë punëtorët e kualifikuar dhe se e vetmja rrugë e tyre po shihet largimi nga Kosova.

“Sipas të dhënave statistikore në vitin 2021 vendin e kanë lëshuar mbi 43 mijë e 670 punëtorë. Vetëm në periudhën janar-qershor të vitit 2022 mbi 61 mijë punëtorë që e kanë lëshuar vendin e tyre të punës.

Ne veç kemi mbetur pa punëtorë sepse shumë kompani punojnë me 50% të kapaciteteve që i kanë. Shumë kompani janë drejt mbylljes në mungesë të punëtorëve.

Punëtorë me kualifikime ata po mungojnë. Më e keqja është se orientimi i të kualifikuarve dhe të pakualifikuarve është ikja nga Kosova”, ka bërë me dije Azemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria ukrainase ka postuar në rrjetet sociale një video me…