Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi dhe Siri, mbi 46 mijë

19 shkurt 2023 | 08:00

Më shumë se 46 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmeteve në Turqi dhe Siri. Numri i viktimave pritet të rritet, raporton “Reuters”.

Rreth 345 000 apartamente në Turqi janë shkatërruar dhe ka ende shumë persona të zhdukur dhe nën rrënoja.

Dje nga rrënojat e pallatit Kanatlı në qendër të rajonit Antakya në qytetin Hatay janë shpëtuar, 296 orë pas tërmetit, tre persona, njëri prej tyre fëmijë, raporton “Anadolu”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar disa takime…