Nxënësit e fshatit Vranidoll do të bëhen me objekt të ri shkollor

31 korrik 2023 | 15:24

Nxënësit e fshatit Vranidoll gjysmëvjetorin e parë të vitit të ri shkollor do ta presin në objektin e ri të shkollës, e cila është duke u ndërtuar me ritme të shpejta. Kështu ka bërë me dije kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka thënë se kjo shkollë do ta ketë një ndërtesë të re me kushte shumë më të mira infrastrukturore.

“Kjo shkollë do të jetë shtëpia e dytë për shumë nxënës të zonës, e cila do t’i pres me shumë ngrohtësi”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar se…