Vazhdon asfaltimi i rrugëve në Prizren

31 korrik 2023 | 15:14

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar se janë asfaltuar rrugët “Masar Shala” dhe “Nexhat Fanaj” në lagjen “Bajram Curri”.

Totaj ka thënë se paraprakisht është investuar në infrastrukturën nëntokësore si vendosja e gypave të rinj të ujësjellësit, kanalizimit dhe vendosja e kabllove elektrike.

“Ndërkohë po punohet në shtigjet e këmbësorëve (trotuaret), ku, do të vendoset edhe ndriçimi publik, gjëra të cilat e kompletojnë këtë projekt të rëndësishëm për banorët e kësaj pjese të Prizrenit”, ka shkruar Totaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi shqiptar dhe i kombëtares kuqezi Rey Manaj mund të…