OAK memorandum bashkëpunimi me Klubin Slloven të Bizneseve

12 shkurt 16:20

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Klubi Slloven i Bizneseve (KSB), nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi.

Ky Memorandum Bashkëpunimi vije me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe për të siguruar qasje sistematike ndaj problemeve të identifikuara gjatë punës së përbashkët, aktiviteteve të përbashkëta për ndikim në politikë-bërje dhe vendimmarrje që ndërlidhet me qëllimet kryesore të të dyja palëve.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi me këtë rast theksoi se “OAK-së është e fokusuar në shërbimet e bizneseve, rrjetëzimin, identifikimin e problemeve të bizneseve të cilat janë të shumta, deri te alternativat e zgjidhjes së tyre”.
Kurse, Bajram Fusha nga Klubi Slloven i Bizneseve, përgëzoi oden për veprimtarinë e saj dhe vlerësoi këtë bashkëpunim për angazhim të përbashkët në krijimin e partneritetit në mes bizneseve kosovare dhe sllovene, organizimin e takimeve dhe prezantimeve të interesave që kanë.
Me anë të këtij memorandumi Anëtarët e OAK-së dhe Klubit Slloven do të kenë mundësi të mëdha komunikimi dhe rrjetëzimi ndërmjet vete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Egzon Gashi ditë më parë për “Epokën e re”,…