OAK paraqet rekomandimet e saj në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë

20 maj 2021 | 10:59

Problemet e bizneseve me ambasadat, specifikisht kërkesa për rritjen e komunikimit reciprok, mungesa e atasheve ekonomik, tërheqja e investimeve të huaja nga Diaspora, krijimi i kushteve dhe ofertave për investitorët si dhe problemet me licensimin e pagesave ndërkombëtare në mesin e të cilave edhe PayPal, ishin çështjet kryesore të cilat u diskutuan në takimin mes përfaqësuesve të OAK-së dhe Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi.

Sekretari i Bordit të OAK-së Diamant Elshani shpalosi aktivitetet dhe prioritetet e OAK-së. Elshani, theksoi se OAK ka analizuar Planin Qeverisës dhe përshëndet disa nga pikat e parapara në mesin e të cilave pikën për emitimin e bono thesarit dedikuar mërgatës, krijimin e Bankës Zhvillimore, duke shtuar që e shohin si shumë të nevojshme pikën që parasheh rivlerësimin e MSA-së si dhe e përkrahin liberalizimin e tregut të punës me Shqipërinë.

Elshani shprehu gatishmërinë e OAK-së për të dhënë kontribut në aspektet profesionale që ndërlidhen në fushat me interes reciprok.

Përderisa Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi falënderoi OAK-në për takimin konstruktiv duke theksuar se janë të hapur për bashkëpunim. Abazi poashtu theksoi se çdo kërkesë e odës që i përket këtij Komisioni, do të merret në shqyrtim.

Për sa i përket prezantimit të Planit Qeverisës, Elshani theksoi se ka shumë pika në të cilat mund të ndërlidhen dhe të kontribuojnë si Odë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpool nuk gaboi përballë Burnley, fitoi 0-3 në transfertë dhe…