O’Connelli: Çështja e të zhdukurve të mos keqpërdoret gjatë fushatës

27 gusht 2019 | 11:58

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se duhet të bëhet me tepër që zbardhet çështja e personave të zhdukur, teksa u ka bërë thirrje politikanëve që mos të keqpërdorin këtë çështje për arsye politike në fushatën zgjedhore, sepse sipas tij njerëzit janë lodhur nga kjo.

“Duhet të bëjmë çmos që të zbardhet çështja e personave të zhdukur. Është shumë e rëndësishme që ne që kemi fuqi në këtë fushë të bëjmë çmos për zbardhjen e personave të zhdukur. Qeveritë në Ballkan kanë dhënë zotimin se kjo çështje mos të keqpërdorët për arsye politike. Është më së lehti që në fushatën zgjedhore të prezantohesh si patriot i madh, mendoj që njerëzit janë lodhur nga kjo”, ka thënë O’Connelli. /kp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amsterdami po planifikon të ndalojë qarkullimin e automjeteve që funksionojnë…