Oda e Infermierëve deklarohet për rrahjen e të moshuarës në Pejë

02 nëntor 2022 | 16:37

Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK) është shprehur tejet e shqetësuar me pamjet e shfaqura në media ku një punonjëse e një shtëpie për të moshuar në Pejë, shihet duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare.

Në reagimin e kësaj ode është thënë se sjelljet e tilla janë të papranueshme dhe “OIK-u është në verifikim të informacioneve nëse bëhet fjalë për ndonjë anëtare të saj apo siç ndodhë shpesh institucionet angazhojnë persona të pa kualifikuar e që me sjelljet e tyre ndikojnë direkt në imazhin e komunitetit shëndetësor”.

“Sjelljet e tilla nuk u përkasin punonjësve shëndetësorë andaj OIK-i i dënon ashpër ato dhe sapo të marrë informacion më të detajizuar dhe zyrtar dhe nëse rezulton se personi në fjalë është anëtare e OIK-ut, do të veprohet konform legjislacionit në fuqi”, është thënë në reagimin e OIK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka…