OEK-u dhe OEAK-u priten nga drejtuesit e korporatës DFC në Uashington

21 tetor 2020 | 11:43

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, janë takuar në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me drejtuesit e lartë të Korporatës Financiare Zhvillimore (DFC) të Shteteve të Bashkuara te Amerikës, raporton “Epoka e re”.

Në takim me kryeshefin Operativ Edward Burrier, këshilltarin e kryeshefit ekzekutiv të Korporatës DFC Caleb McCarry dhe me shefin e Stafit Stewart Ackerly, drejtuesit e dy odave ekonomike biseduan për nevojat e sektorit privat në Kosovë, si dhe sektorët me potencial zhvillimor, të cilët do të mund të përfitonin nga instrumentet mbështetëse të Korporatës DFC.

Zeka dhe Rukiqi theksuan edhe nevojën e angazhimit më të shpejtë të qeverive në Kosovë dhe në Serbi për zbatimin e zotimeve të marrëveshjes së Uashingtonit, si dhe rolin që odat ekonomike nacionale dhe ato amerikane në Kosovë dhe në Serbi mund të luajnë në asistimin e qeverive për zbatimin e pikave të marrëveshjes.

Diskutimi u fokusua edhe në çështjet e lidhura me energjinë dhe nevojën e rritjes së sigurimit të furnizimit në Kosovë si parakusht për zhvillim ekonomik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Nazmi Hoxha është emer i madh dhe i…