OEK-u nënshkruan memorandum me Federatën e Odave të Emirateve të Bashkuara Arabe

16 janar 2019 | 13:04

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, në kuadër të Forumit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që po mbahet në Dubai, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Federatën e Odave të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ky memorandum ka për qëllim nxitjen e investimeve reciproke dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik tregtar si dhe raporteve miqësore në mes të dyja vendeve.

Gjithashtu përmes këtij memorandum synohet promovimi i bashkëpunimit në mes të komunitetit biznesor të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosovës.

Në këtë forum ekonomik po marrin pjesë edhe biznese kosovare nga sektorë të ndryshëm të cilët në takimet B2B po shfaqin potencialin e tyre dhe po krijojnë lidhje biznesore me biznese nga EBA.

Në njoftimin për media të OEK-ut thuhet se ky forum duhet të shërbejë si pikënisje e bashkëpunimit reciprok me rezultate konkrete në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe fuqizimit të sektorit privat.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, ka bërë…