OEK-u thellon bashkëpunimin me Klubin Ekonomik të Dusseldorfit

14 maj 17:29

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka qëndruar për vizitë ne Klubin Ekonomik të Dusseldorfit, i themeluar nga kompania Ecolog, në pronësi të familjes Destani.

Klubi në rrjetin e vet ka 450 anëtarë prestigjioz nga landi Nord Rhine Westphalia (NRW), një ndër pjesët më të rëndësishme të ekonomisë Gjermane.

Kryetari Rukiqi e vlerësoi këtë takim tejet të frytshëm me udhëheqësit e Klubit, për të diskutuar format për bashkëpunim të avancuar në mes kompanive nga Kosova dhe kompanive anëtare të këtij Klubi, por edhe me gjerë. “Gjermania duhet të jetë partneri ynë kryesor tregtar dhe investiv”, u shpreh Rukiqi.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se më nuk…