I ofenduar, pështyrë dhe dhunuar, futbollisit i Realit shpërthen në lot

18 shkurt 2018 | 12:03

Dy ndeshje të ndryshme, përkatësisht ndaj Vitoria Setubal në kampionat dhe Astana në Evropa Ligë, por epilogu është praktikisht identik për Fabio Coentrao. Anësori portugez i Real Madrid, që është huazuar te Sporting Lisbona, i zëvendësuar dhe i ulur në bankinë, ka shpërthyer në lot përpara kamerave. Futbollisti i datëlindjes 1988 është shfaqur i dëshpëruar, edhe pse origjina e mllefit të futbollistit është e ndryshme në dy rastet, sikurse ka sqaruar vetë protagonisti në rrjetet sociale.

Il post di Coentrao su Instagram dopo il match con il Vitoria

Episodi i fundit është ai që lidhet me sfidën në Evropa Ligë, në transfertë ndajAstana, e fituar me përmbysje nga Sporting me rezultatin 3-1. Coentrao i zëvendësuar dhe i ulur në bankinë, ia plasi të qarës, duke marrë ngushëllimin e shokëve. Futbollisti nuk ka përballuar dot peshën e ofendimeve dhe jo vetëm, të shërbyera në breshëri nga tifozeria vendase, praktikisht e tërbuar. Kore, pështyma dhe madje hedhje çakmakësh për një situatë që ka lënë të dëmtuar futbollistin e Real Madrid. Ky i fundit është ankuar edhe për sjelljen e futbollistëve kundërshtarë, protagonistë të një loje shumë agresive.

Rezultate imazhesh për fabio coentrao crying

Ishte vetë Coentrao ai që ka sqaruar gjithçka nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”: “Si është e mundur të përballosh një ndeshje të tërë duke u sharë e ofenduar, madje edhe i dhunuar nëpërmjet sulmit me çakmakë? Si është e mundur të ndëshkohesh kur në të vërtetë unë isha viktima e një agresioni nga një kundërshtar që më ka futur gishtin në sy? Të shoh një tjetër kundërshtar të më hedhë topin në një rivënie anësore? Është klumi, të duhet të kalosh përmes një tuneli dhe të jesh subjekt i sharjeve, pështyrjeve dhe sulmit me çakmak, në një difekt të theksuar të sigurisë, që dhunon rregulloren, sepse në këto raste tuneli hapet për të mbrojtur futbollistët? Përballë gjithë kësaj, vetëm unë u ndëshkova? Dhe asgjë nuk i ndodh atyre që bëjnë këto gjeste dhe sjellje anti-sportive? Jam njeri dhe kam të drejtën e indinjimit, me sigurinë se do të jem këtu deri në fund, për të luftuar me të gjitha forcat e mia”.

Imazh i ngjashëm

Një skenë që i shtohet asaj të pak ditëve më parë, në sfidën e vlefshme për kampionatin portugez, kundër Vitoria Setúbal. Pasi u zëvendësua, portugezi u tërbua, përpara se të derdhte lotët në pankinë. Por kësaj here, ajo që e tërboi dhe e bëri të humbte kontrollin, kishte qenë inati dhe mllefi, sikurse sqaroi në Instagram: “Jo gjithmonë, brenda fushës gjërat shkojnë ashtu si duam ne. Shkuam për të luftuar, nuk ishim të lumtur dhe kjo na nevrikosi. E përjetoj çdo ndeshje sikur të ishte e fundit në jetën time. Nuk më pëlqen të humbas. Dua të jem kampion me Sprtingun tim. Ndihesha i frustruar dhe reagova ashtu si jam, origjinal. Jam njeri dhe jo makineri. I kërkoj falje të gjithë atyre që bëjnë pjesë në familjen e Sporting, për atë që kemi bërë. Dhimbja dhe revolta për atë që ndodhi dje vazhdojnë dhe kam menduar për të gjithë ata që në stadium dhe në televizion, ndiheshin njëlloj si unë”. (Telesport)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndihmës administratori i USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Brock Bierman…