Ofertë e re e Cityt për Paquetan

14 gusht 2023 | 22:37

West Ham e ka refuzuar oferën e parë prej 70 milionë eurove të Mancheser Cityt për brazilianin Lucas Paqueta.

Por, si duket bisedimet mes dyja klubeve do të vazhdojnë.

Kjo pasi “citizens” planifikon edhe ofertën e dytë për londinezët.

Gazetari dhe eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, tha se së shpejti do të bëhet publike kjo ofertë.

Ai theksoi se prioritet i skuadrës së Pep Guardiolas, është sigurimi i shërbimeve të Lucas Paquetas.

E po ashtu edhe braziliani e dëshiron një transfer të tillë dhe një marrëveshje personale me klubin.

Mesfushori, Cole Palmer, mund të përfshihet në ofertën e re të cilën City do ta bëjë së shpejti.

Ndërsa drejtuesit e klubit West Ham do bëjnë menjëherë një ofertë per mesfushorin e Ajaxit Mohammed Kudus, nëse largohet Lucas Paqueta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint Germain vendosi të bëjë një hap mbrapa dhe…