Olluri: Pas pak, bashkë me avokatin, jemi të obliguar të paraqitemi në Polici

17 prill 2021 | 13:48

Drejtori i Ekzekutiv i Insajderit, Parim Olluri, ka reaguar pas sqarimit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës se nuk do të hetohen gazetarët e mediat, por zyrtarët që dyshohet se kanë zbuluar “fshehtësinë zyrtare”.

Olluri ka thënë se nuk e di sa është i saktë një njoftim i tillë meqë ai vet është intervistuar nga njësiti i Krimeve të Rënda të Policisë, të cilit kishin shkuar sot herët në redaksi.

Drejtori i Insajderit ka thënë se pas pak bashkë me avokatin do të paraqiten në stacion policor për t’u intervistuar.

Postimi i plotë i tij në Fb:

Nuk e di sa eshte i sakte njoftimi i Prokurise qe thote se “mediat nuk do te hetohen”.
Ne mengjes Krimet e Renda te Policise zbarkuan ne Insajderi. Fillova intervistimin aty.
Kerkuan qe intervistimi te vazhdoj ne stacion policor.
Pas pak, bashke me avokatin e Insajderit jemi te obliguar qe te paraqitemi per intervistim ne stacion policor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta Insajderi shkruan sot se zyrtarë të Policisë së Kosovës…