“Oppenheimer” fiton Oscar, merr 7 çmime

11 mars 2024 | 08:37

Oppenheimer është fituesi i madh i Oscarit të 96-të, pasi mori shtatë çmime, duke përfshirë filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë për Cillian Murphy.

Filmi, i cili kishte 13 nominime, fitoi gjithashtu aktorin më të mirë dytësor për Robert Downey Jr, si dhe regjisorin më të mirë për Christopher Nolan, plus montazhin e filmit, kinematografinë dhe partiturën origjinale.

“Oppenheimer” fiton Oscar, mori 7 çmime

Aktori Cillian Murphy

Emma Stone u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e saj në “Poor things”, i cili gjithashtu fitoi dizajnin më të mirë të produksionit, make-up dhe kostumografi.

Barbie – filmi me fitimin më të madh të vitit të kaluar – mori vetëm një çmim për këngën më të mirë origjinale të shkruar nga Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet në Evropë pothuajse e kanë dyfishuar importin e armëve,…