Origi transferohet te Milani

05 korrik 2022 | 17:17

AC Milan ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit belg, Divock Origit.

Reprezentuesi i Kombëtares së Belgjikës me kontratën e nënshkruar do të jetë pjesë e “kuqezinjve” deri në qershor të vitit 2026.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Divock Origi. Belgu ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor 2026”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të klubit.

Origi para kalimit te kampioni i Italisë ishte pjesë e Liverpoolit për disa vite, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e Lille, Wolfsburg e Genk.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë qëndrimit në Bruksel, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal…