Orlando: Institucionet e Kosovës të sigurojnë zgjedhje të besueshme

21 janar 2021 | 16:03

Ambasadori Italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka reaguar për gjendjen parazgjedhore në Kosovë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se Italia së bashku me BE-në pret që institucionet e Kosovës të sigurojnë zgjedhje të besueshme.

“Italia së bashku me BE-në pret që institucionet e Kosovës të sigurojnë zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Procedurat parazgjedhore sikurse certifikimi i kandidatëve janë duke vazhduar dhe lejojnë ankesat. Ato duhet të kryhen sipas ligjit dhe pa ndërhyrje”, ka thënë ai.

 

Image preview

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti gjatë vizitës në Gjilan, në…