Orlando: Italia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

07 prill 2021 | 17:06

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando është takuar  të mërkurën me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, me të cilin ka biseduar për krizën pandemike, reformat urgjente, integrimi në BE dhe për dialogun që udhëhiqet nga BE-ja.

Orlando  ka thënë se e ka siguruar zëvendëskryeministrin Bislimi për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën.

“Përgjigja e Qeverisë ndaj përkeqësimit të krizës pandemike, reformat urgjente, integrimi në BE dhe dialogu i udhëhequr nga BE-ja ishin sot tema të një takimi shumë frytshëm me zëvendës kryeministrin, Besnik Bislimi. Unë e përgëzova atë dhe e sigurova për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën. Ne u pajtuam të mbesim në kontakt të ngushtë”, ka shkruar Orlando në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka filluar kontrollet në terren për të…