OSBE-ja do të ketë rol këshillues në zgjedhjet në veri

15 prill 2019 | 15:47

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka diskutuar lidhur me rolin këshillues të OSBE-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë me dije se roli i OSBE-së në këto zgjedhje vetëm në këshilla teknike për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve si dhe vetëm në ditën e zgjedhjeve për Këshillat e Vendvotimeve është në funksion të organizimit sa më të mirë të tyre.

Anëtarët e KQZ-së u dakorduan që kryetarja e KQZ-së të komunikojë me drejtues të misionit të OSBE-së në Kosovë për të formalizuar bashkëpunimin.

KQZ-ja ka marrë vendim për miratimin e specifikave teknike për shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet në këto katër komuna.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri kontenierë që përmbanin kokainë me vlerë më shumë se…