Osmani, Bashës: Në Shqipëri duhet të kundërshtohet ideja e shkëmbimit të territoreve

20 korrik 2020 | 16:20

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar bashkërendim më të madh ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shumë tema.

Osmani pas takimit me liderin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha përmes një konferencë të përbashkët për medie, ka thënë se është e nevojshme që çdokush në Shqipëri të flasë kundër ideve për shkëmbim territoresh.

“Është e domosdoshme që Kosova dhe Shqipëria të bashkërendojnë raportet ndërmjet dy vendeve. E veçmas në ekonomi dhe politikë të jashtme. Është e nevojshme që çdokush në Shqipëri të flasë kundër ideve për shkëmbim territoresh”, ka thënë Osmani.

Ndërsa lideri i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të jetë rruga për të ecur përpara, por me qëllimin e njohjes reciproke. /Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rrahje e rëndë ka ndodhur në  lagjen Ortakoll në…