Osmani dhe Kurti nesër do të flasin për agjendën e gjelbër

29 maj 2022 | 15:03

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka organizuar edicionin e pestë të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm (KSDW), e cila do të nis nga nesër ( e hënë – 30 maj) dhe mbahet deri më 10 qershor 2022.

Në ditën e parë, të pranishëm dhe fjalime do të mbajnë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti mbi agjendën e gjelbër.

Pos tyre në event do të marrin pjesë ministrja Artane Rizvanolli, ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Thomas Szunyog.

“Kjo ngjarje mbetet ngjarja më e madhe për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon. KSDW 2022 organizohet në partneritet mes Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, GIZ, Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF)”, kanë njoftuar organizatorët.

Tema e sivjetme e KSDW-së do të jetë agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.  Ky organizim do të mbahet në  Parkun e Inovacionit dhe Teknologjisë në Prizren.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një stuhi me reshje të dendura shiu, breshër dhe bubullima,…