Osmani drekoi në Bondsteel me ushtarët amerikanë për Ditën e Falënderimeve

24 nëntor 2022 | 16:37

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, së bashku me ushtarë amerikanë kanë drekuar në kampin Bonsteel për Ditën e Falënderimeve.

Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka ndarë disa fotografi ku shihet me ushtarë amerikanë.

“Populli i Kosovës është mirënjohës për shërbimin, mbështetjen dhe ndihmën vetëmohuese të çdo amerikani që ka shërbyer në vendin tonë Lidhja jonë është më e fortë se kurrë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 25.11.2022 Punime nga…