Osmani harron humbjen nga ‘Nikli’: Duam pikë ndaj Llapit

22 gusht 2019 | 22:38

Përparim Osmani beson shumë se Drenica do t’u kthehet rezultateve pozitive në ndeshjen ndaj Llapit e cila zhvillohet të premten në Skenderaj.

KF Drenica është përgatitur që ta harrojë humbjen e thellë nga Feronikeli (4-1), në ndeshjen e dytë të IPKO Superligës ndaj Llapit. Ndeshja në mes të kuqezinjve dhe djelmoshave të Tahir Batatinës është ndeshja e parë e javës së dytë dhe zhvillohet të premten në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Mbrojtësi Përparim Osmani, që iu bashkua skuadrës së Drenicës në afatin kalimtar të verës, ka thënë se ndeshja e radhës do të jetë e vështirë, por që përgatitjet janë bërë që të shijohen pikët e para në këtë kampionat dhe të gëzohen tifozët. “Ne e dimë se ndaj Llapit nuk do të jetë aspak lehtë, sepse kanë një skuadër mjaft cilësore. Megjithatë, jemi përgatitur mirë që të paraqitemi sa më mirë dhe t’i shijojmë pikët e para në këtë edicion, po ashtu t’i kënaqim edhe shikuesit tanë”, ka thënë Osmani, duke lënë të nënkuptohet se rezultati në ndeshjen e parë ndaj kampionëve të Feronikelit nuk ka qenë real.

Futbollisti i krahut të djathtë në pjesën e dytë të edicionit të kaluar ishte i huazuar nga Prishtina te Drita ku zhvilloi mjaft paraqitje të mira, por nuk i bindi drejtuesit e skuadrës së Prishtinës për ta mbajtur në skuadër për faktin se në pozicionin e njëjtë luan edhe Armend Thaqi. Kjo e detyroi Osmanin të transferohet në Drenicë dhe është i paraqitur me aventurën e gjertanishëm në këtë klub. “Deri me tash gjerat janë duke shkuar mirë dhe besoj se edhe në të ardhmen asgjë nuk do të ndryshojë. Jam mirë i përgatitur fizikisht dhe dua ta ndihmoj klubin sa më shumë për arritjen e objektivave”, ka deklaruar Osmani, i cili ka bërë karrierë edhe në skuadrën e Feronikelit, Hysit dhe Ulpianës. Skuadra që drejtohet nga Tahir Lushtaku në afatin kalimtar bëri disa ndryshime ku, përveç Osmanit, transferoi edhe Drin Hodajn, Hasan Hysenin, Genc Hamitin, Argjent Mustafën dhe Vilfor Hysën.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizuar nga asociacioni “Tana Art”, e drejtoreshës ekzekutive Iliriana Arifi,…