Osmani jep detaje nga takimi me Lajçakun

23 shtator 2022 | 16:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje për takimin që ajo ka pasur me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Osmani ka njoftuar se temë diskutimi kanë qenë zhvillimet e fundit në dialog.

Po ashtu, Osmani ka njoftuar se ka shprehur përkushtimin e vazhdueshëm për procesin e dialogut të përqendruar në njohjen reciproke.

“U takova me Miroslav Lajçakun në Nju Jork.  Diskutuam zhvillimet e fundit në dialog dhe shprehëm përkushtimin tonë të vazhdueshëm për këtë proces të përqendruar në njohjen reciproke”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e…