Osmani kërkon publikisht dënime për deputetët që pinë duhan brenda Kuvendit

04 qershor 2020 | 11:54

Jo rrallë herë kanë dalë pamje kur deputetët e Kuvendit të Kosovës janë parë duke pirë cigare brenda ambientit të ndërtesës të Kuvendit.

Një gjë të tillë e ka potencuar sot edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar publikisht që të shqiptohen dënime për deputetët që e shkelin Ligjin për Duhanin.

“Po vërehet tymi në sallën plenare që po vjen nga salla prapa. Jeni duke e shkelur Ligjin për duhanin. E ftoj publikisht Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë që të monitorojë këtë shkelje dhe t’i shqiptojë dënimet e merituara për të gjithë që po e shkelin këtë ligj brenda ndërtesës së Kuvendit”.

“Të gjithë deputetët janë të njoftuar që Inspektorati do të fillojë me dënime për këdo që e shkel këtë ligj”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra instruktorë e pronarë të Autoshkollave kanë protestuar sot para…